Vendimi për Dritan Dajtin, Gjonaj: Aferë korruptive, skandal i patolerueshëm

0
150

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli mesditën e sotme në një konferencë për mediat lidhur me vendimin e gjykatës për Dritan Dajtin, i cili i shpëtoi dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjonaj e vlerësoi vendimin si skandal të patolerueshëm. “Kemi të bëjmë me një afër korruptive. Skandal i patolerushëm i gjyqtarëve. Ndajmë me publikun revoltën e çdo qytetari. Ky vendim ka ardhur nga elementë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut. Do të ndjekim të gjitha hapat ligjore që ky vendim të jetë i duhuri. Vendi është në kundërshtim me çdo standard. Rrezikon të kthehet në precedent”, tha ministrja Gjonaj.

Komento