Nga sot targat e automjeteve, merren vetëm online

0
181

Duke nisur që nga dita e sotme, 11 shkurt, mënyra e paisjes së automjeteve me targa, ndryshon krejtëisht. Që tani e në vazhdim, aplikimi për targat e proves do të të bëhet vetëm online.

“Zgjidhet një tjetër shqetësim i shumë subjekteve tregtare. Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove. Nga data 11 shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet  online me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit. Në kuadër të procesit të reformave për lehtësimin e shërbimeve, shumë aprovime e praktika po bëhen online.

“Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online!

Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018!
Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit!
Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve!
Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nga 1 shkurti, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do të dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)!

“DPSHTRR do të rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetëdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!” njofton DPSHTRR.

Image

Komento